“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

Ministri Demo ka paralajmëruar fuqizimin teknologjik të Policisë së Shtetit. Në një konferencë për shtyp në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë, Demo bëri të ditur se shumë shpejt efektivët në Tiranë do të pajisen me kamera trupi, për të dokumentuar veprimet e policisë dhe për të rritur transparencën gjatë ndërhyrjeve. “Një gjë është e sigurt, nga këto protesta ne kemi konstatuar që nevoja për fuqizimin teknologjik të Policisë së Shtetit tashmë është imperative dhe ne do të punojmë fuqimisht që të ecim me hapa të shpejtë për sa i përket përdorimit të teknologjisë në punën që ushtron Policia e Shtetit. Unë do të doja të përmendja një element të parë, që do të jetë shumë i rëndësishëm për sa i përket transparencës së...