“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Braçe ironizon deklaratat e Alizotit: T’i jap një palë gërshërë, berber është ky?

“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Braçe ironizon deklaratat e Alizotit: T’i jap një palë gërshërë, berber është ky?

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në listë të hapur Erion Braçe, ka komentuar deklaratat e bujshme të kandidatit të opozitës, Tomor Alizotit. Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Braçe i ironizoi këto deklarata, duke thënë “ky mund të ketë punuar berber”. “Ky mund të ketë punuar berber, por unë mund t’i dhuroj një palë gërshërë.”-tha Braçe. “Kush përçmon të pamundurit, s’është qenie njerëzore. Unë njoh të varfër me një dinjitet mbi mesataren e një pjesë të atyre që janë në parlament”-shtoi Braçe. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv