“Kam biseduar disa herë me Kurtin”- Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze, në një takim ku është diskutuar potenciali i bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike mes dy vendeve. Në qendër të bisedimeve ka qenë projekti i hekurudhës Durrës–Prishtinë, për të cilin Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur përfshirjen e Japonisë. Gjatë takimit, kryeministri Rama ka nënvizuar rëndësinë e këtij projekti infrastrukturor jo vetëm për lidhjen rajonale, por edhe për dimensionin e sigurisë. “Së bashku me kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi...
Burimi:
javanews.al