Bordi ul çmimet e karburanteve
Bordi i Transparencës ka ulur këtë të martë me 3 lekë çmimin e naftës, e cila shkon në 207 lekë/litër. Benzina është ulur me 1 lekë dhe do të shitet me 164 lekë/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 17:30. Kështu Bordi i Transparencës në datë 17 Nëntor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të...
Burimi:
kohajone.com