Aksidenti që i mori jetën shefit të Krimeve, arrestohet shoferi i skrepit

Aksidenti që i mori jetën shefit të Krimeve, arrestohet shoferi i skrepit

Policia ka arrestuar 63-vjeçarin Thanas Poçaj, drejtuesin e skrepit të përfshirë në aksidentin rrugor me automjetin e shefit të Krimeve të Vlorës, Ermal Lulaj. Mësohet se masa e sigurisë i është komunikuar Poçajt në ambientet e spitalit, ku ai ndodhet pas aksidentit. Sipas të dhënave të policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi Lulaj ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e lagështisë në rrugë dhe kushteve të rënduara atmosferike, të shoqëruara me reshje shiu. Ndërkohë, burime të tjera kanë ngritur dyshime se mjeti i rëndë, me të cilin u përplas automjeti i zyrtarit të policisë, nuk ishte i pajisur me drita në pjesën e pasme. Rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.