Trump optimist për fundin e luftës në Ukrainë: Jemi shumë pranë një zgjidhje
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka shprehur bindjen se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë drejt përfundimit. Trump ka dhënë sinjale optimiste për ecurinë e përpjekjeve diplomatike, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një takimi me homologun rus, Vladimir Putin. Gjatë një komunikimi me gazetarët në Manila të Filipineve, Trump deklaroi se beson që palët mund të afrohen drejt një zgjidhjeje që do t’i jepte fund konfliktit të përgjakshëm. “Unë mendoj se jemi shumë pranë përfundimit të kësaj çështjeje”, u shpreh presidenti amerikan. Trump tërhoqi vëmendjen edhe te kostoja e rëndë njerëzore e luftës, duke theksuar se përplasjet ushtarake vazhdojnë të shkaktojnë mijëra viktima. Ai përmendi një shifër prej 32 mijë të vdekurish vetëm gjatë muajit të kaluar, pa dhënë detaje të...
Burimi:
kohajone.com