Anija GAS HUSKY fundoset në Detin e Zi, nis kërkim-shpëtimi për 19 anëtarët e ekuipazhit filipinas

Anija GAS HUSKY fundoset në Detin e Zi, nis kërkim-shpëtimi për 19 anëtarët e ekuipazhit filipinas

Një anije cisternë gazi me flamur të Liberisë u fundos të martën në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Personeli ushtarak dhe avionët bullgarë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për ekuipazhin e 19 shtetasve filipinas të transportuesit të gazit GAS HUSKY. Anija u zhyt rreth 50 milje detare, afërsisht 100 kilometra, larg bregdetit, njoftoi ministria në një deklaratë. Anija GAS HUSKY ishte zhdukur nga radari pak pas mesnatës. Rreth orës 8:02 të mëngjesit sipas orës lokale u aktivizua shama e emergjencës, duke lëshuar sinjalin për një anije të fundosur. Një helikopter Cougar është dërguar në vendin ku është gjetur një gomone shpëtimi me njerëz, ndërsa operacioni vijon ende, raportohet gjithashtu. Transportuesi i gazit udhëtonte nga Aleksandria e...