Irani godet bazën amerikane në Bahrein, zhduket ekuipazhi i cisternës në Hormuz

Irani godet bazën amerikane në Bahrein, zhduket ekuipazhi i cisternës në Hormuz

Irani ka sulmuar me dronë një sistem radarësh ushtarakë amerikanë në Bahrein, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vijojnë të përshkallëzohen, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Garda Revolucionare iraniane deklaroi se kishte shënjestruar sistemin e radarëve në bazën Sheikh Isa, ku ndodhet edhe një prani ushtarake amerikane. Autoritetet e Bahreinit njoftuan se kishin interceptuar sulmin dhe se nuk kishte raportime për viktima apo dëme materiale. Paralelisht, autoritetet britanike të sigurisë detare raportuan se ekuipazhi i një cisterne nafte ishte shpallur i zhdukur, pasi anija u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, në veri të qytetit portual omanian Khasab. Sulmet ndodhën në një kohë kur Irani, Omani dhe Katari po zhvillojnë përpjekje për të rikthyer negociatat dhe për të shmangur zgjerimin e konfliktit, që nisi...