11 armë, 7 faza dhe një objektiv: Zelensky zbulon si u godit Ura e Krimesë

11 armë, 7 faza dhe një objektiv: Zelensky zbulon si u godit Ura e Krimesë

Forcat ukrainase përdorën 11 lloje raketash dhe dronësh të prodhimit vendas në operacionin kundër Urës së Krimesë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Operacioni u planifikua dhe koordinua për disa javë nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në fazat e para, forcat ukrainase goditën gradualisht sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët, pajisjet e luftës elektronike dhe objektiva të tjera përgjatë rrugës drejt urës. Në operacion u përdorën 11 sisteme: Dovbush, Vendetta, Da Vinci, Sichen, MICH 2000, Ruta, Palianytsia, An-197, FP-1, FP-5 Flamingo dhe R-360 Neptune. Në fazën e fundit, të shtatën, dronët Palianytsia goditën pjesën rrugore të urës, ndërsa raketat Neptune, Ruta dhe FP-5 Flamingo shënjestruan pjesën hekurudhore. Sipas Zelensky-t, goditja u...