Ridvan Ademi merr një përgjegjësi të re, zgjidhet kryetar i Gastronomëve të Prishtinës

Ridvan Ademi merr një përgjegjësi të re, zgjidhet kryetar i Gastronomëve të Prishtinës

Ridvan Ademi është zgjedhur kryetar i Gastronomëve të Prishtinës, pas një procesi të zhvilluar në Odën Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit të gastronomisë. Ademi i cili ka një përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, merr drejtimin e gastronomëve të kryeqytetit në një periudhë kur sektori përballet me sfida të ndryshme që lidhen me funksionimin dhe zhvillimin e bizneseve. Në detyrën e re, ai pritet të angazhohet në përfaqësimin e interesave të gastronomëve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve, si dhe adresimin e problematikave që ndikojnë në veprimtarinë e këtij sektori. Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës synon të shërbejë si një zë i përbashkët për bizneset e gastronomisë, duke mbështetur kërkesat dhe interesat e tyre si në nivel komunal, ashtu edhe në...