Sanksionet e Britanisë: tetë firma ndërtimi dhe Tzav 9 në listë, Miliband paralajmëron për E1, “mos bëni oferta, mos ndërtoni”
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj tetë kompanive të ndërtimit dhe zhvillimit të pronave që, sipas qeverisë britanike, janë të përfshira në ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Bëhet fjalë për paketën e parë të masave që pas njoftimit të qeverisë për një qasje më të ashpër ndaj veprimeve izraelite në territor, raporton BBC dhe e transmeton Euronews Albania. Sipas qeverisë, sanksionet do të prishin rrjedhën e financimit të këtyre firmave dhe aftësinë e tyre për të mbështetur ndërtimin në Bregun Perëndimor. Vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe në muajt e fundit ka pasur një rritje të dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor nga kolonët. Masat vijnë dy ditë para afatit të fundit për dorëzimin e ofertave për tenderët e...
Burimi:
kohajone.com