‘Aksion’ kundër krimeve zgjedhore për ‘Vendoret 2027’! KQZ letër SPAK-ut, Prokurorisë dhe Policisë
foto ilustrim:kqz dhe 3 drejtuesit e institucioneve TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës. KQZ u është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe kërkon nga secili institucion caktimin e personave të kontaktit për koordinimin ndërinstitucional gjatë procesit zgjedhor. Në shkresën drejtuar 3 institucioneve theksohet se qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i bashkëpunimit për parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor. Institucioneve u është lënë afat deri më 23 nëntor 2026 për të përcaktuar personat përgjegjës që do të koordinojnë komunikimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që nga ana e KQZ-së, si person përgjegjës për këtë proces është caktuar Sekretari...
Burimi:
zeri.ai