Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, t’i rikthejmë në jetë këto pasuri!
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, zhvilloi një vizitë në Shulbater, në Klos të Dibrës, ku u takua nga afër me familjet përfituese të Programit të Rijetëzimit të Kullave të Veriut dhe ndoqi ecurinë e procesit të pajisjes së tyre me dokumentacion pronësie. “Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’u japim familjeve dokumentet e pronësisë për kullat e tyre, duke u krijuar mundësi t’i restaurojnë, të investojnë dhe t’u japin një jetë të re. Dhe rezultatet e para janë shumë inkurajuese. Në vetëm shtatë muaj kemi nisur punën për 697 kulla në katër qarqe të veriut: Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Prej tyre, 326 janë pajisur tashmë me tituj pronësie, ndërsa për të tjerat puna vazhdon. Këto kulla nuk janë thjesht ndërtesa...
Burimi:
javanews.al