Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video)
Në epokën e “ChatGPT”, (ku kompjuteri mendon si njeri), teknologjisë së informacionit dhe investimeve pa fund të dixhitalizimit të gjithë sistemit të shërbimeve shtetërore, dorëzimi i një bilanci online duhet të ishte veprimi më i thjeshtë.Por, një procedurë që teorikisht duhet të zgjaste vetëm 7 minuta, është kthyer në një kalvar të vërtetë për shumë financierë e kontabilistë që po e shpenzojnë jo vetëm ditën, por edhe natën për të ngarkuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), që menaxhohet përmes sistemit E-Albania, pasqyrat financiare të 2024-s.Që në datën 24 korrik, një javë para afatit final që është 31 korriku, ekonomistët...