Kakavijë, policia greke ndalon një person me pasaportë të Kilit të vjedhur në Belgjikë

Kakavijë, policia greke ndalon një person me pasaportë të Kilit të vjedhur në Belgjikë

Një person është ndaluar nga policia greke mbrëmjen e së premtes në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Sipas burimeve, shtetasi i huaj, për të cilin nuk dihet nëse është shqiptar, pasi ka kaluar doganën e Republikës së Shqipërisë, është paraqitur në atë greke, duke dorëzuar një pasaportë të Kilit. Nga verifikimi në sistem, rezultoi se kjo pasaportë ishte denoncuar e humbur në Belgjikë. Menjëherë është vënë në pranga i dyshuari, ndërkohë që kanë nisur hetimet për arsyen pse ai mbante këtë pasaportë dhe qëllimin e hyrjes në Greqi me identitet fals./Epiruspost