Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kafka i “riatdhesuar”, arkivi që rrezikonte të digjej, por që e ngjiti më lart në yjësinë e famës shkrimtarin
Albert Vataj Franz Kafka është nga ata shkrimtarë që edhe kur kërkuan të harrohen, nuk mundën të shuhen. Edhe kur kërkuan të zhduken, u bënë zëra të përjetshëm. Edhe pse ai vetë e kërkoi harrimin, trashëgimia e tij sfidoi vdekjen, dogmën dhe ligjin. Dhe në një mënyrë që vetëm letërsia e madhe e meriton, ajo u ringjall.Pas një beteje ligjore 11-vjeçare që përfshiu gjykata në Gjermani, Izrael e Zvicër, në vitin 2019, arkiva e tij – një koleksion i çmuar me dorëshkrime, letra, ditarë dhe reflektime të papublikuara – u rikthye në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në përmbushje të vullnetit të Max Brod-it, mikut të tij më të ngushtë dhe njeriut që i shpëtoi këto thesare nga zhdukja.Ky akt, që në pamje të parë duket...