“Ka rënë shteti…siguresa”/ Debate te ‘Ligjet’ për masën e Hysenit, Manja: Veprimtari normale, Korreshi: Ore ku është Bajromi (VIDEO)

“Ka rënë shteti…siguresa”/ Debate te ‘Ligjet’ për masën e Hysenit, Manja: Veprimtari normale, Korreshi: Ore ku është Bajromi (VIDEO)

foto ilustrim: ulsi manja-saimir korreshi dhe vlora hyseni TIRANË- Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, kanë sjellë debate në Komisionin e Ligjeve, ku do të diskutohet Reforma Territoriale. "Rënie të shtetit", e ka konsideruar opozita, ndërsa debatet kanë vijuar mes palëve.  Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi situatën si një çështje që duhet të jetë në qendër të diskutimeve të Kuvendit. Nga ana tjetër, kreu i Komisionit, Ulsi Manja, e cilësoi situatën si “veprimtari normale të institucioneve në një shtet demokratik”. Ndërkohë, deputeti Blushi deklaroi se Komisioni i Ligjeve duhet të ketë si prioritet respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Sipas Blushit, 'nuk ka prioritet më të madh për një Komision Ligjesh sesa të mbajë një...