Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

Vetëm 18 vjeç, por Arman Durimishi po bind gjithmonë e më shumë te Juventusi. Gjatë këtij sezoni në Serie C me Juve Next Gen, qendërsulmuesi e ka gjetur golin në 3 raste përgjatë 8 prezencave. Por kjo nuk është e gjitha. Sipas asaj që raporton “calcionews24.com”, Juventusi e ka marrë vendimin për të ardhmen e Durimishit, “blindimin” e shqiptarit, i cili do të jetë pikë referimi në fazën ofensive te “Zonja e Vjetër” brenda një kohe jo shumë të largët. Në këtë artikullin, jepen detajet personale, si vendlindja në Slloveni, inkuadrimi me FC Koper në ligën sllovene, vetëm 16 vjeç, kalimi te moshat e Shqipërisë dhe momenti pozitiv te akademia e Juventusit. Më tej, prezantohen karakteristikat e “pykës” në majë të sulmit dhe “uria” për...