Juristi Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë!
Lidhur me çështjen detare mes Shqipërisë e Greqisë, ku Athina kërkon të zgjerohet me 12 milje drejt ujërave tona, juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në këmbim vendi ynë duhet të kërkojë bashkimin me krahinën e Çamërisë. Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, Spahiu tha se nëse Greqia do të kishte të drejtë të zgjerohej me 12 milje, do e kishte dërguar prej kohësh çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare. “Greqia këto 12 milja ka 12 dekada, 12 vite, 120 vite që pretendon. Ndoshta ka ardhur koha që ne ta vëmë në axhendë, por me një kusht, që të diskutohet në këmbim marrja e Çamërisë. 12 milje mund t’i tolerohen vetëm nëse vihet në diskutim këmbimi i territoreve. Të merret krahina e Çamërisë dhe...
Burimi:
javanews.al