“Ju pret vdekja”! Mbi 400 shkolla në Gjermani marrin kërcënime me bombë
Mbi 400 shkolla në Gjermani janë përfshirë në alarm këtë të hënë, pasi kanë marrë email-e kërcënuese me përmbajtjen “Ju pret vdekja”. Mesazhet kanë shkaktuar reagimin e policisë në disa zona të vendit, ndërsa kërcënime të ngjashme janë raportuar edhe në Danimarkë. Sipas mediave gjermane, ndër qytetet e para ku u raportuan mesazhet ishin Erfurti dhe Freiburgu. Më pas, kërcënime të ngjashme u konstatuan edhe në shkolla në Jena, Mühlhausen, Nordhausen, Gotha, Rudolstadt dhe Greiz. Policia gjermane konfirmoi se disa institucione arsimore kishin marrë mesazhe identike, ndërsa raste të ngjashme janë regjistruar edhe në lande të tjera. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se, bazuar në informacionet paraprake, kërcënimet nuk konsiderohen të besueshme. Për këtë arsye, shkollave u është rekomanduar të mos kryejnë evakuime dhe...
Burimi:
ntv.al