“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Mbi 400 shkolla në Gjermani kanë marrë kërcënime me bombë mëngjesin e kësaj të hëne, 23 nëntor, përmes email-eve me titull “Ju pret vdekja”. Mesazhet kanë vënë në lëvizje policinë në disa zona të vendit, ndërsa raste të ngjashme janë raportuar edhe në Danimarkë. Sipas mediave gjermane, ndër zonat e para ku u raportuan kërcënimet ishin Erfurti, në landin e Turingisë, dhe Freiburgu. Mesazhe kërcënuese janë dërguar edhe në shkolla në Jena, Mühlhausen, Nordhausen, Gotha, Rudolstadt dhe Greiz. Policia e Erfurtit bëri të ditur se disa institucione arsimore kishin marrë mesazhe me përmbajtje identike. “Këtë mëngjes, institucione të ndryshme arsimore kanë marrë të njëjtat mesazhe kërcënuese”, njoftoi policia, duke shtuar se raste të ngjashme janë regjistruar edhe në lande të tjera të Gjermanisë. Megjithatë, autoritetet...
Burimi:
kohajone.com