“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

Përplasja mes drejtuesit të Agjencisë për Eficencën e Energjisë, Ani Hasa, dhe kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, u shënua gjatë seancës dëgjimore parlamentare për mbikëqyrjen e veprimtarisë së agjencive ekzekutive. Xhafaj kritikoi institucionin për vonesën në kthimin e përgjigjeve të kërkuara nga Kuvendi, duke e cilësuar këtë si një problem në raportin me Parlamentin. Debati vijoi me një replikë të drejtpërdrejtë mes dy palëve: Ani Hasa: “Ligji për eficencën e energjisë pritet që për këtë vit të miratohet. Kemi punuar me instalimin e karikuesve për automjetet elektrike. Jemi përqendruar në qytetet ndërlidhëse dhe në zonën e pikave kufitare. Kjo është një përmbledhje rreth veprimtarive tona, duke shtuar edhe faktin që ju kemi kthyer përgjigje me shkrim për pyetjet...