Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend. Gjatë vizitës, Tabaku tha se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, fermerë si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm. “Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku.
Burimi: Kohajone.com