Vrasja mafioze e denoncuesit anti-korrupsion trondit komunitetin në Korsikë

Vrasja mafioze e denoncuesit anti-korrupsion trondit komunitetin në Korsikë

Teksa qeveria franceze zotohet të luftojë korrupsionin në ishullin e Korsikës, vrasja e fermerit sindikalistit Pierre Alessandri ka shokuar ishullin mesdhetar.
Prokurori Nicolas Septe tha se aktivisti i të drejtave të fermerëve ishte qëlluar nga prapa dy ditë më parë.
“Po hetojnë në disa drejtime për të zbardhur motivet e këtij akti kriminal, i cili duket qartë se është i paramenduar”, tha Septe në qendrën e ishullit Ajaccio.
Alessandri ishte një aktivist për të drejtat e fermerëve të Korsikës dhe drejtonte sindikatën e fermerëve Via Campagnola, duke bërë denoncime të rënda për abuzimet, kufizimet dhe mohimin e subvencioneve bujqësore nga zyrtarët drejtues.
Grupi vendas anti-korrupsion Anticor, tha se Alessandri ishte denoncuesi i abuzimeve me subvencionet e fermerëve të ishullit.
“Në vitin 2016, Anticor raportoi për vjedhjen e fondeve evropiane të bujqësisë për Korsikën, çka solli një hetim të gjerë. Faktet e rënda dolën në dritë vetëm falë guximit të denoncuesve, mes të cilëve dhe Pierre Alessandri,” shkruan organizata.
Anticor ka thënë gjithashtu se Alessandri ishte kërcënuar disa herë më parë.
Grupi quante vrasjen një “tragjedi” dhe bënte lidhje me “praktika mafioze korrupsioni”, të cilat sipas tyre vazhdojnë të shkatërrojnë rendin ligjor në Korsikë.
“Ka nevojë urgjente për mbrojtjen e atyre që flasin në interes të publikut dhe kundër praktikave mafioze në Korsikë”, shkruante Anticor.
Ndërsa konfederata e fermerëve gjithashtu shprehte tronditjen: “Jemi të shtangur e të revoltuar. Fermerët e sindikalistët nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë”.
Ironikisht incidenti vjen teksa qeveria franceze është zotuar për masa të ashpra kundër korrupsionit dhe aktivitetit mafioz në ishull, shpesh të lidhur me zyrtarët vendas.
Alessandri ishte një aktivist për të drejtat e fermerëve të Korsikës dhe drejtonte sindikatën e fermerëve Via Campagnola

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi