Të rinjtë hyjnë të eksplorojnë vilën ‘e braktisur’ por gjejnë çiftin e vdekur të të moshuarve

Të rinjtë hyjnë të eksplorojnë vilën ‘e braktisur’ por gjejnë çiftin e vdekur të të moshuarve

Një grup të rinjsh që tentuan të “eksplorojnë” një vilë luksoze, në dukje të braktisur në veri të Italisë, kanë gjetur trupat e pajetë të çiftit që banonte aty, që duket se kishin disa muaj që kishin vdekur.
Zbulimi fatkeq u bë pasditen e së shtunës nga tre djem, ndërsa dy trupat në gjendje të dekompozuar, u identifikuan si Marco Steffenoni, dentist 75-vjeçar dhe gruaja e tij Maria Teresa Nizzola, një vit më e madhe.
Të dy, sipas dëshmive nga njerëz që i njihnin, bënin një jetë të tërhequr dhe kishin pak ndërveprim shoqëror.
Nga hetimet e para duket se vdekja e bashkëshortëve mund të ketë ndodhur në periudhën tetor-nëntor. Këtë e vërteton veç gjendjes së avancuar të dekompozimit të trupave, edhe një faturë e gjetur nga hetuesit që daton në tetor, e fundit që çifti do të paguante, përpara se të gjenin vdekjen brenda katër mureve.
I ndjeri Steffenoni ishte ende i regjistruar në Urdhrin e Mjekëve dhe kishte klinikën e tij dentare në Via Cappello, në qendrën historike të Veronës. Së bashku me gruan e tij, çifti kishin hapur gjithashtu një fermë të lidhur me ullishten që rrethon shtëpinë e tyre.
Ende nuk duhen arsyet e sakta të vdekjes, e cila nuk besohet se ka lidhje me akte kriminale.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente