
Policia në Paris zbraz qendrën kulturore të pushtuar nga qindra emigrantë ilegalë
Policia e Parisit ka zbrazur mbrëmë qendrën kulturore La Gaîté Lyrique që ishte pushtuar nga më shumë se 400 emigrantë të paligjshëm, duke marrë kritika nga bashkia e qytetit.
“Ne nuk e mbështesim këtë zbrazje,” tha zv. kryebashkikja Léa Filoche, që kishte përdorur qendrën si akomodim emergjence për emigrantët.
“Prej muajsh kishim kërkuar strehim e kujdes për të rinjtë në qendrën Gaîté Lyrique, për arsye humanitare. Është turp që arriti puna deri këtu”.
Ndërsa kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo tha: “Ne nuk duhet ta fshehim problemin e emigracionit por bashkia ka qenë në vijën e parë të punës në pritjen e emigrantëve.”
Veprimi i policisë erdhi pas urdhrit të prefektit të Parisit, Laurent Nunez, që kërkonte që “të gjithë ata në Gaîté Lyrique pa të drejtë apo titull për të qëndruar, të largohen nga ndërtesa”.
Nunez citonte “prishje të rendit publik” si justifikim për dëbimin dhe premtonte se emigrantët e rinj do të merrnin akomodim dhe kujdes.
Dhe prefektura në fakt u ofroi atyre ambjente alternative banimi jashtë Parisit në Rouen, por shumica refuzuan.
Muajin që shkoi qendra kulturore La Gaité Lyrique i kishte shkruar zyrtarëve për ndihmë në kontrollin e situatës.
“Pas 79 ditësh që kemi këtu rreth 440 banorë, La Gaîté Lyrique nuk është më e aftë të menaxhojë, ruajë apo operojë ndërtesën. Situata e mbipopullimit ka sjellë episode të shpeshta e të rënda dhune”, shkruante qendra në tekst.
Franca ashtu si dhe vendeve të tjera të Evropës vijojnë të përballen me valën e pandalur të emigracionit, kryesisht burrave të rinj që vijnë nga brigjet e Afrikës Veriore duke kaluar detin Mesdhe, çka ka shkaktuar konflikt me vendasit por mbështeten çuditërisht nga politikanët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi