Policia bastis zyrat e emigracionit në Munich pas skandalit të rryshfeteve

Policia bastis zyrat e emigracionit në Munich pas skandalit të rryshfeteve

Policia gjermane ka kontrolluar sot zyrat e agjencisë qeveritare të emigracionit pas dyshimeve se punonjësit e saj merrnin rryshfete për të favorizuar vendimet për azilantët.
Bastisja vjen pasi prokurorët në Munich kanë nisur hetimet për pesë punonjës aktualë të zyrës së bashkisë dhe një ish punonjës të saj, që dyshohen se në shumë raste jepnin vendime ilegale në këmbim të shumave monetare.
Vetë agjencia kishte kontaktuar policisë pas daljes në dritë të parregullsive në dokumentet që u jepeshin emigrantëve ilegalë, si leje qëndrimi, strehim dhe status emigranti.
Një prej punonjësve raportonte se në fund të 2024, ishin parë sekserë jashtë zyrës që u ofronin njerëzve shërbime administrative në këmbim të parave, dhe kjo nisi auditimin e brendshëm.
Pesë të dyshuarit janë ndaluar teksa një total prej shtatë punonjësish janë nën hetim, shkruan rrjeti vendas Süddeutsche Zeitung .
Autoritetet thonë se falsifikimet dhe pagesat ilegale janë bërë ndër vitet 2022 e 2024, ndër të cilat përfshihen lehtësimi i kontakteve me të huaj, falsifikimi i dokumenteve dhe pagesa për punonjës të administratës.
Prej vitit 2022 zyra e emigracionit të Munich që punëson rreth 3,800 njerëz, drejtohet nga Hanna Sammüller-Gradl, e Partisë së Gjelbër.
Madje në shkurt 2024, ajo tha për mediat se “donte ta bënte agjencinë sa më miqësore ndaj emigrantëve” dhe dënonte deportimet duke i quajtur “turp”.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente