
Pilotin e zë gjumi, sistemi i alarmit shpëton 190 pasagjerë nga përplasja me malin
Një aksident ajror tragjik është shmangur për pak sekonda në Egjipt, kur një avion Airbus i kompanisë EasyJet me 190 pasagjerë në bord, u gjend në një situatë kritike.
Sipas raportimeve, pilotin e avionit e kishte zënë gjumi, duke e lënë avionin në autopilot. Fatmirësisht, sistemi paralajmërues i përplasjes, një mekanizëm i instaluar në kabinën e pilotit, u aktivizua në momentin kur avioni po afrohej në një distancë shumë të rrezikshme me një mal. Alarmi e detyroi pilotin të zgjohej dhe të ngrinte menjëherë avionin, duke shmangur katastrofën në çastet e fundit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një fluturimi me destinacion Hurghada-n, një nga qytetet më të njohura turistike në bregdetin e Detit të Kuq. Për fat të mirë, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, por rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë ajrore dhe lodhjen e pilotëve gjatë fluturimeve të gjata.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi