Në finale mposhti serbin, shqiptari shpallet kampion në “Kupën e Skënderbeut” në Hungari

Në finale mposhti serbin, shqiptari shpallet kampion në “Kupën e Skënderbeut” në Hungari

Shkëlqim Koçi është shpallur kampion i mundjes së krahut në Fulopszallas të Hungarisë ku u organizua turne prestigjioz i “Kupës së Skënderbeut”.
Kjo garë, e mbajtur nën emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, u organizua nga kampioni botëror Laszlo Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.
Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi, i cili është gjithashtu zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina të ndryshme:
Në mundjen me dorën e majtë, ai mposhti një kundërshtar serb në finale. Ndërsa në mundjen me dorën e djathtë, triumfoi ndaj kampionit hungarez.
Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.
Mundja e krahut ka origjinën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte këtë disiplinë si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë për ushtrinë e tij.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente