Modelja e Youtube sulmohet për vdekje teksa transmetonte në rrugë në Tokio

Modelja e Youtube sulmohet për vdekje teksa transmetonte në rrugë në Tokio

Një aktore 22-vjecare e njohur në rrjetet sociale japoneze është goditur për vdekje me thikë në qendër të Tokios nga një burrë me të cilin besohet se kishte një konflikt financiar, njofton policia vendase.
Airi Sato u sulmua mëngjesin e djeshëm teksa ecte duke transmetuar direkt në zonën rezidenciale pranë stacionit JR Takadanobaba, kur u sulmua barbarisht nga burri me një thikë.
Sato ishte goditur shumë herë dhe megjithëse u dërgua në spital, humbi jetën nga plagët.
Policia tha se ka arrestuar 42-vjecarin Kenichi Takano si të dyshuar për ngjarjen.
Zyrtarët thanë se Sato dhe i dyshuari njiheshin prej vitit 2021 kur bashkëpunonin në një aktivitet me video, dhe burri kishte nisur t’i jepte hua vajzës prej vitit 2022.
Pas sulmit Takano kishte qëndruar në vendngjarje duke pritur policinë, teksa raportohet se deklaroi: “I kisha dhënë më shumë se 2 milionë jen ($13,500) por ajo nuk m’i kthente.”
Policia tha se ishte kontaktuar më herët nga Sato e Takano për problemin mes tyre, deri sa burri vendosi të kthehej në vrasës.
Sato kishte njoftuar më herët për transmetimin që do të bënte përgjatë linjës Yamanote në kryeqytet, dhe Takano e kishte gjurmuar atë duke parë videon live. Hetimet per tragjedinë vijojnë.
Viktima 22-vjeçare dhe vrasësi

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente