Izraelitët protestojnë kundër ‘qeverisë së luftës’ pas rinisjes së bombardimeve në Gaza

Izraelitët protestojnë kundër ‘qeverisë së luftës’ pas rinisjes së bombardimeve në Gaza

Mijëra izraelitë protestuan sot para parlamentit në Jeruzalem kundër qeverisë së pangopur me luftë dhe vdekje të kryeministrit Benjamin Netanyahu, pas rinisjes s bombardimeve në Gaza dhe vrasjeve të pakuptimta të palestinezëve.
Në pankartat e protestuesve Netanyahu akuzohet se me vazhdimin e luftës kërkon t’i shpëtojë akuzve të korrupsionit në vend, dhe atyre të gjenocidit ndaj palestinezëve të ngritura në Gjykatën Ndërkombëtare.
Duke protestuar jashtë parlamentit, Elias Shraga, kreu i ‘Lëvizjes për Qeveri të Mirë në Izrael’, tha se lufta, vdekjet dhe shkatërrimi në Gaza po mbajnë Netanyahun në pushtet.
“Netanyahu kërkon t’i shpëtojë drejtësisë. Kjo është arsyeja pse po përballemi me këtë grusht shteti dhe këtë luftë të përgjakshme”, tha Shraga për rrjetin CNN.
“Për t’i shpëtuar drejtësisë ai është i gatshëm të sakrifikojë njerëzit e tij dhe palestinezët, ne po sakrifikohemi teksa kryeministri shet shpirtin e tij”, shtoi Shraga, pa cilësuar se te kush po “e shet” shpirtin Netanjahu.
Zhvillimi vjen pas raportimeve të ndryshme në media se qeveria e Izraelit ka financuar krijimin dhe zgjerimin e Hamas, çka ngre dyshime se grupi ‘terrorist’ që është lënë të qeverisë në Gaza, është mbajtur enkas aktiv si një justifikim për të nisur bombardimet e vrasjet e palestinezëve.
Lideri opozitar Yair Lapid iu bashkua demonstratës së sotme duke thënë se qeveria duhet të kuptojë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë.
Duke mbajtur një shirit të verdhë në shenjë mbështetje për pengjet në Gaza ai shtoi se “Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur teksa qeveria merr peng demokracinë”.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente