
Bashkia urdhëron çiftin e pensionistëve të dalin nga shtëpia ku jetojnë prej 40-vjetësh në Londër
Një çift pensionistësh janë tronditur kur janë njoftuar nga autoritetet të lirojnë shtëpinë ku jetojnë prej më shumë se 40 vjetësh në jug të Londrës, pasi bashkia papritur nuk rinovoi kontratën e tyre.
70 vjeçarja Sue, me bashkëshortin Bill Aylott, 71, u vendosën në shtëpinë e tyre në Streatham në vitin 1979, rritën aty dy fëmijët e tyre dhe së fundmi festuan përvjetorin e 25 të martesës, duke besuar se kjo ishte shtëpia e tyre.
Në dhjetor ata morën njoftimin nga mini-bashkia e Lambeth se duhet të lirojnë banesën pasi sipas tyre “banesa ka pronar, me të cilin zyrtarët nuk kishin arritur të siguronin zgjatjen e kontratës”.
Gjatë viteve çifti kanë shpenzuar mijëra paundë duke përmirësuar shtëpinë e tyre ndërsa zoti Aylott po trajtohet për kancer dhe familja trembet se ko do të ndikojë në shëndetin e tij.
Zonja Aylott tha për rrjetin Metro: “Jemi të tronditur. I kemi paguar qeranë bashkisë për shumë vjet, tani ata thonë se dikush tjetër është pronar. Në dhjetor ata kthyen përmbys jetën tonë, ne kemi rritur fëmijët këtu dhe kemi një jetë me kujtime. Kemi shpenzuar shumë në përmirësimin e shtëpisë. Bashkëshorti im ka probleme shëndetësore dhe jemi të shtangur nga mënyra si po na trajtojnë”.
Tashmë një kompani pronash të patundshme thotë se zotëron shtëpinë dhe ka vendosur të mos zgjasë më kontratën.
Praktika të tilla manipulative janë denoncuar shpesh nga qytetarët në Angli vitet e fundit, dhe vijnë në një kohë kur zyrtarët presin çdo muaj mijëra refugjatë ilegalë të cilëve u jepen menjëherë strehim, ushqim, para e celularë, që me sa duket autoritetet i sigurojnë duke ua marrë vendasve.
Për rastin në fjalë bashkia justifikohej se i kishte ofruar një shtëpi të ngjashme dyshes së pensionistëve në një tjetër vendndodhje, por çifti Aylott kishin refuzuar.
70 vjeçarja Sue, me bashkëshortin Bill Aylott, 71, u vendosën në shtëpinë e tyre në Streatham në vitin 1979, rritën aty dy fëmijët e tyre
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi