Akademikut francez i mohohet hyrja në SHBA prej ‘opinionit personal’ ndaj Trump

Akademikut francez i mohohet hyrja në SHBA prej ‘opinionit personal’ ndaj Trump

Qeveria franceze njoftonte sot se një akademiku francez i është mohuar hyrja në SHBA prej komenteve që kishte bërë mbi politikat e presidentit Donald Trump.
Ministri i arsimit Philippe Baptiste tha se “ishte shqetësuar kur mësoi se një akademiku francez që shkonte në një konferencë në Houston i ishte mohuar hyrja në aeroport dhe më pas ishte deportuar” përsëri drejt Evropës, shkruante deklarata e ministrisë.
Ironikisht zhvillimi vjen në një kohë kur administrata në SHBA ka akuzuar Evropën për “kufizim të lirisë së shprehjes”.
“Masa u mor nga autoritetet amerikane pasi në celularin e studiuesit kishte biseda ku shprehej opinioni tij personal mbi politikat kërkimore të administratës Trump,” thuhej në deklaratë, pa cilësuar mënyrën si ishin konstatuar opinionet në celular.
Ministria e jashtme franceze tha se rasti është për të ardhur keq duke shtuar se akademiku, identiteti të cilit nuk është publikuar, punon në fushën hapësinore.
Sipas rrjetit AFP, studiuesi ishte akuzuar se “kishte shprehur urrejtje ndaj Trump, që mund të kualifikohet edhe si terrorizëm,” por më vonë akuzat ndaj tij ishin tërhequr.
Vetëm muajin që shkoi zv. presidenti JD Vance dënonte kufizimet e lirisë së shprehjes në Evropë, teksa deklaronte në konferencën e Munich: “Unë besoj se nuk ka siguri nëse ke frikë nga zërat e të tjerëve, nga opinionet apo nga ndërgjegjia që udhëheq njerëzit e tu”.
Gjermania kësaj jave përditësoi informacionet për udhëtimet drejt SHBA duke këshilluar qytetarët se janë ashpërsuar rregullat e udhëtimit dhe emigracionit, që mund të sjellin ndalim apo depërtim të qytetarëve të saj.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi