John Ford, regjisori që la gjurmë në kinemanë amerikane
John Ford, një nga regjisorët dhe producentët më të rëndësishëm të kinemasë amerikane, ndërroi jetë më 31 gusht 1973, në moshën 79-vjeçare. I lindur si John Martin Feeney më 1 shkurt 1894 në Cape Elizabeth, Maine, Ford zhvilloi një karrierë që zgjati për më shumë se 50 vjet. Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi mbi 130 filma, megjithëse një pjesë e madhe e filmave të tij të periudhës së kinemasë pa zë kanë humbur. Ford u bë veçanërisht i njohur për filmat western, ndër të cilët “Stagecoach”, “My Darling Clementine”, “Fort Apache”, “The Searchers” dhe “The Man Who Shot Liberty Valance”. Regjisori punoi edhe në zhanre të tjera, si komedi, drama historike dhe dokumentarë. Një nga tiparet e filmave të tij ishte përdorimi i xhirimeve...
Burimi:
kultplus.com