“Jo në emrin tim”! Protesta kundër vendimit të Hagës, tensione në Prishtinë

“Jo në emrin tim”! Protesta kundër vendimit të Hagës, tensione në Prishtinë

protesta ne prishtine KOSOVË- Në Prishtinë po zhvillohet një protestë kombëtare kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta, e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, po mbahet në sheshin “Skënderbeu”. Gjatë protestës u regjistruan edhe tensione mes protestuesve. Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve mes të pranishmëve. Tubimi i sotëm vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit dhe synon të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, ndërsa data 1 tetor nuk është zgjedhur rastësisht. Sipas organizatorëve, data lidhet me 1 tetorin e vitit 1997, kur u zhvillua protesta studentore në Prishtinë, e konsideruar një nga ngjarjet simbolike të rezistencës paqësore në Kosovë....