Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Jep dorëheqjen kreu i AMP
Kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se dorëheqja i është dorëzuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha një ditë më parë. Ende nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra. Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.