Jennie dhe Kevin Parker flasin për Dua Lipën: Është frymëzuese, punon me pasion dhe nuk ndalet kurrë
Ylli i BLACKPINK, Jennie, dhe muzikanti Kevin Parker, i njohur si lider i grupit Tame Impala, kanë folur për përvojat e tyre profesionale me Dua Lipën, duke vlerësuar energjinë, pasionin dhe përkushtimin e këngëtares shqiptare. Në një bisedë për rubrikën “Musicians on Musicians” të revistës Rolling Stone, të publikuar të martën, më 13 tetor, Jennie dhe Parker ndanë përshtypjet e tyre për bashkëpunimet me këngëtaren britanike me origjinë shqiptare. Jennie kujtoi përvojën e realizimit të këngës “Handlebars” me Dua Lipën në vitin 2025, duke thënë se bashkëpunimi nuk i ishte dukur aspak si punë, por më shumë si një ditë e kaluar së bashku në Nju-Jork. “Vërtet dukej sikur po kalonim një ditë së bashku. Shkëmbenim mesazhe sikur po përpiqeshim të gjenim një datë për...
Burimi:
kultplus.com