‘Je takuar me agjentë serbë’! Vlora Hyseni akuzoi Klodiana Lalën, AGSH: Shantazh ndaj gazetares, SPAK të hetojë

‘Je takuar me agjentë serbë’! Vlora Hyseni akuzoi Klodiana Lalën, AGSH: Shantazh ndaj gazetares, SPAK të hetojë

Vlora Hyseni TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me përplasjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni dhe gazetares Klodiana Lala jashtë ambjenteve të GJKKO. Teksa i Lala i drejtonte pyetjen, Hyseni iu përgjigj gazetares me akuzën e fortë se është takuar me agjentë serbë në hotel. "Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni. AGSH në reagim e cilëson deklaratën e Hysenit si shantazh dhe sulm ndaj gazetares, situatë e cila nuk mund të tolerohet. AGSH i ka bërë thirrje Vlora Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa kërkon nga SPAK të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje. Reagimi: Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me...