“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave
Kryedemokrati Sali Berisha e quajti kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj protestës, paketën anti-dhunë të lançuar nga kryeministri Edi Rama këtë të dielë. Por, thotë se kjo paketë nuk e shuan dot protestën. “Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s’do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. Riktheu ligjin agjitacion-propagandë. Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. Je i marrë fund, je i pashpresë”, tha mes të tjerash Berisha. Policët, që në krye të detyrës po përballen prej ditësh me linçimet e tij, i quajti sërish kriminelë me uniformë, duke akuzuar se po përdorin pa kriter plumbat e gomës mbi protestuesit. “Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në...
Burimi:
javanews.al