
VIDEOLAJM / Avokati amerikan i Veliajt shkon në GJKKO, sot seanca e Apelit për kryebashkiakun
Joshua Roberts, avokati amerikan që po ndjek çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sapo ka mbërritur në GJKKO, ku do të mbahet seanca mbi ankimimin e tij për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ashtu siç nga qelia e ka kritikuar masën shtrënguese të arrestit në burg, Veliaj tha dje se do të kërkojë lirinë, me argumentin se nuk ka shanse të prishë provat, apo të largohet nga vendit.
Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.
Burimi