
Udhëtimi në Mars më 2026, Elon Musk: Do çojmë robotë me pamje njerëzore
Elon Musk ka zbuluar planet ambicioze për të ardhmen e eksplorimit të hapësirës.
Themeluesi i “SpaceX” ka thënë se raketa e tij “Starship”, më e madhja dhe më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë, do të niset për në planetin Mars në fund të vitit 2026.
“Starship do të niset për në Mars në fund të vitit të ardhshëm, duke mbajtur Optimus”, shkroi Musk në rrjetin e tij social X, duke iu referuar robotit humanoid të zhvilluar nga Tesla. “Nëse kjo ulje shkon mirë, atëherë zbarkimet njerëzore mund të fillojnë që në vitin 2029, megjithëse ne kemi parashikuar si mundësi reale vitin 2031”, theksoi ai.
“Going Mars Starship” është çelësi i vizionit afatgjatë të Musk për kolonizimin e Marsit, por raketa ende duhet të provojë besueshmërinë e saj. Kohët e fundit SpaceX u përball me një pengesë kur fluturimi i fundit testues i këtij prototipi përfundoi në një shpërthim masiv.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se kompania do të duhet të kryejë një hetim të plotë përpara se të mund të bëjë përsëri testime.
NASA po ndjek me interes këto zhvillime, pasi është në pritje të një versioni të modifikuar të Starship që do të përdoret për udhëtime drejt hënës dhe që do t’i shërbejnë programit të saj “Artemis”, i cili synon të kthejë astronautët në Hënë brenda kësaj dekade.
Përpara se SpaceX të mund të kryejë këto misione ambicioze, do të duhet të demonstrojë se raketa nuk është vetëm e besueshëm dhe e sigurt për ekuipazhin, por edhe e aftë për furnizim kompleks me karburant në orbitë, gjë që është kritike për misionet në hapësirë të thellë.
“Ne po përballemi me sfida të paprecedenta inxhinierike,” tha një inxhinier i SpaceX. “Por çdo provë, edhe ato që përfundojnë me një shpërthim, na ofron të dhëna të vlefshme për të përmirësuar sistemin”.
Burimi