
U kap me 799 bimë marijuanë në makinë, arrestohet shqiptari në Spanjë
👁5065
Një 33-vjeçar shqiptar me banim në Vilanova i la Geltrú, Barcelona, është arrestuar në Navarra pasi kishte udhëtuar në rrugën e gabuar në autostradën AP-15 dhe mbante në automjet 799 bimë marijuanë. Oficerët e Njësisë së Sigurisë Qytetare (USECIC) të Komandës së Gardës Civile të Navarrës kryen një ndërhyrje në kilometrin 2 të AP-15, në komunën e Corella, pasi zbuluan një automjet që po udhëtonte në drejtim të gabuar, “duke vënë në rrezik serioz sigurinë rrugore”. Oficerët vëzhguan një makinë...