Tragjedia në Koçan, kryeministri Mickoski: Autorët para drejtësisë, do të marrin dënimin e merituar

Tragjedia në Koçan, kryeministri Mickoski: Autorët para drejtësisë, do të marrin dënimin e merituar

Ai shtoi se organet hetuese kanë marrë tashmë urdhër për të ushtruar kontrolle në brendësi të ambienteve të Komunës së Koçanit.
“Se sa është përgjegjësia e kryetarit të Komunës së Koçanit do të vendos Prokuroria. Kryetari në dorëheqjen e tij ka shkruar se është në dispozicion te drejtesise. Sot organet hetuese do të hyjnë edhe në Komunë. Dhe do ti kontrollojnë të gjitha dokumentet. Në rast se ju pretendoni se ai eshte nga rradhet e VMRO-se dhe se ne po e mbrojme, jeni gabim. Ne nuk do te mbrojme askend edhe sikur te jete Shenjtori i Partise.”
Nje koment e pati edhe për vizitën e presidentit Vuçiç në spitalet e vendit, ku janë të shtruar pacientë nga Maqedonia e Veriut për trajtim të specializuar mjekësor.Vuçiç u kritikua nga mediat sepse i vizitoj ata në praninë e kamerave.
“Edhe dje edhe sot nuk do të shihni asnjëherë fytyrë apo të dëgjoni e lexoni emëa të pacienteve që unë kam vizituar. Une askund nuk kam hyre me kamera, qëllimi im në këto vizita është detyra ime si kryeminsitër.”
Persa i perket hetimeve, Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, ish drejtorit të Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski dhe 12 të arrestuarve të tjerë mbi dyshimet se mund të kenë dorë në tragjedinë e Koçanit, përkatësisht në dhënien e licencës për klubin e natës Pulse.
Bekteshi dhe Trajkovski përfshi edhe ish sekretaren shtetërore në ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç-Duroviq janë të dyshuar për licencën qe ka marre subjekti e “MMM Kafe” në Koçan, emri komercial i të cilit ishte “Klubi Puls”. Dokumenti rezulton i datës 13 mars 2024, rreth nje vit përpara regjistrimit të tragjedisë.
Ndërkohë, gjendja e disa të lënduarve nga tragjedia e Koçanit po rëndohet edhe nga fakti që ata mund të kenë thithur azbest.
Ka qenë Ministri i Shëndetësisë që ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e festës dhe nuk kanë dëmtime të dukshme, të kryejnë gjithesesi një kontroll tek mjeku, pasi duket nuk përjashtohet mundësia e ekspozimit ndaj këtij elementi kancerogjen.
Ky i fundit eshte nje mineral që është përdorur qe prej shekullit te 19-të në ndërtimin e ndërtesave të ndryshme, kryesisht në çatitë e ndërtesave, per shkak te vetive izoluese te zhurmave.
Se fundmi Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm që të pranojë edhe më tepër pacientë për kurim dhe se presin që autoritetet maqedonase të thonë nëse ka nevojë për pranimin e dhjetë personave të tjerë.
Aktualisht në spitalet bullgare ndodhen të shtruar 14 persona të lënduar, ndersa nje tjese tjeter jane shperndare edhe ne Serbi dhe Greqi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente