“Tek Interi tallen me Shqipërinë!” E zbulon Asllani: Më kanë thënë do merrni 6-7 gola dhe do ikni në shtëpi

“Tek Interi tallen me Shqipërinë!” E zbulon Asllani: Më kanë thënë do merrni 6-7 gola dhe do ikni në shtëpi

Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani doli në konferencë për mediat këtë të martë para ndeshjes së parë eliminatore të Kampionatit Botëror ndaj Anglisë ditën e premte.
Asllani u shpreh se do të kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por thotë se ndeshja nis 0-0 dhe një pikë do të ishte mirë.
“Të luajmë me shpirt e zemër, të mos shkojmë si turistë. Do të shkojmë atje me shumë shpirt. Do ta kenë ata gati 70-80 përqind topin dhe do të luajmë si ekip. Duhet të luajmë si ekip me shpirt e zemër dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndeshja fillon 0-0. Anglia futet gjithmonë në fushë për fitore dhe një rezultat barazim do të ishte shumë mirë për ne”, tha Asllani.
Më pas, ai u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar me shokët te Interi për këtë takim. “Kemi folur, janë tallur të gjithë. Më kanë thënë do të merrni 6-7 gola dhe do të ikni në shtëpi”, tha Asllani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente