Spiunët e Putinit përdornin videot e Ronaldos për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë

Spiunët e Putinit përdornin videot e Ronaldos për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë

Spiunët e Vladimir Putinit përdornin videot e Cristiano Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë. Ky zbulim i jashtëzakonshëm u bë i njohur pas arrestimit të një çifti në Gjermani, që u dënua për spiunazh në favor të Rusisë.
Në qytetin e Marburgut, një orë në veri të Frankfurtit, Andreas dhe Heidrun Anschlag dukeshin si një çift i zakonshëm, të cilët pretendonin të ishin shtetas austriakë me origjinë nga Amerika e Jugut. Andreas punonte si inxhinier makinerie, ndërsa Heidrun merrej me punët e shtëpisë dhe kujdesej për vajzën e tyre, e cila nuk kishte asnjë ide për identitetin e vërtetë të prindërve të saj.
Megjithatë, pas hetimeve të thelluara, u zbulua se ata ishin spiunë rusë dhe se për 23 vjet kishin marrë 80 000 paund në vit për të spiunuar për Bashkimin Sovjetik dhe më vonë për Rusinë, duke shpërndarë mijëra sekrete nga BE, NATO dhe OKB.
Çifti kishte përdorur radio dhe satelitë për të komunikuar me Shërbimin e Inteligjencës të Jashtme të Rusisë (SVR). Por, pas rritjes së përdorimit të internetit, ata gjetën një mundësi të re për të dërguar mesazhe të koduara. Ata krijuan një profil në YouTube me emrin @Aplenkuh1, dhe së shpejti u krijua një tjetër profil nga SVR me emrin @crsitanofootballer.
Në komentet e videove të Ronaldos, ata shkruanin mesazhe të paqarta si “Kjo është një video shumë e bukur dhe kënga është gjithashtu shumë e mirë”, dhe përgjigjej profili i SVR, duke thënë “Ai vrapon dhe luan si djalli”. Hetuesit gjermanë besojnë se këto mesazhe ishin një mënyrë për të komunikuar duke u fshehur në sy të publikut, në mesin e një deti komentesh në një platformë video si YouTube.
Çifti u arrestua në tetor të vitit 2011 dhe u dënua në vitin 2013. Andreas që mori 6.5 vjet burg dhe Heidrun 5.5 vjet. Megjithatë, deri në fund të vitit 2015, ata u liruan dhe u deportuan në Rusi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente