
Pronare butiku te ‘Myslym Shyri’, kush është e dashura e Bajrit, nën akuzë për vrasjen e Licit?!
Emisioni “Në Shënjestër” zbardh detaje lidhur me rolin e të dashurës së Safet Bajrit në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur kjo në gusht të vitit 2018 në Shkodër.
Gazetarja Klodiana Lala, raportoi sot se e dashura e Safet Bajrit, shtetasja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit. E dashura e Bajrti aktualisht ndodhet në burgun e grave, në Pojskë të Pogradecit.
Por cili ka qenë roli i saj në vrasjes e Ftabradh Licit?
Emisioni “Në Shënjestër” zbulon se ajo ka shërbyer si drejtuesja e automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.
Grupi hetues ka bindjen se Fatbardh Lici u ekzekutua nga Astmer Bilali dhe Safet Bajri dhe se hartuesi i këtij skenari ishte Behar Bajri Bajroviq, që luante me dy porta, herë me Ibrahim Licin dhe herë me Astmer Bilalin.
Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar se çfarë treguan pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokalin ku u ekzekutua Fatbardh Lici atë mëngjes të herët të datës 10 gusht 2018 dhe cilat ishin lëvizjet më pas të grupit ekzekutues të cilët krijuan bindjen te grupi hetues se toga e qitësve ishte e përbërë nga Astmer Bilali dhe Safet Bajri, të cilët lëvizën me makinën e drejtuar nga e dashura e këtij të fundit.
Duke qenë se Ibrahim Lici ishte e vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, duke krijuar një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, inskenoi vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici, pasi ky i fundit konsumonte vazhdimisht kafenë në orarin e zakonshëm, në lokalin e marrë me qira nga vëllai i tij Sokol Lici.
Sipas grupit hetues fakti që Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë udhëtuar në të njëjtën makinë të drejtuar nga e dashura e këtij të fundit, drejt Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të datës 10 Gusht, provohet edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokacione të ndryshme ku ata kanë lëvizur.
Nga përgjimet, tabulatet telefonike dhe këqyrja e pamjeve filmike, është arritur në përfundimin se Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë lëvizur drejt Shkodrës mëngjesin e krimit, me dy makina të ndryshme. Njëra prej të cilave në pronësi të Denis Brajoviq, dhe më pas pasi kanë mbërritur në qytet, janë drejtuar në vendin e krimit, me një automjet tip ‘Benz’ të vjedhur më parë.
Më datë 10 Gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, Safet Bajri (Rustemi), Astmer Bilali dhe E.A., e dashura e Safet Bajrit janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri i markës ‘Benz’ me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri i markës ‘Volksëagen’ me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviq. Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës ‘Benz’ ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i Ibrahim Licit.
Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.
Pasi kanë kryer vrasjen, po sipas grupit hetues, Astmer Bilali dhe Safet Bajri janë parë të lëvizin me makinën e krimit, drejt zonës ku banon ky i fundit, aty nga ku rezulton se Astmer Bilali ka djegur edhe auutomjetin.
Pasi është kryer krimi, po ky automjet ka lëvizur në drejtim të zonës së Dobraçit. Aty është parë të futet në rrugicën që të çon tek lokali që i përket familjes së ‘Bajrave’, nga ku dyshohet se ka zbritur Safet Bajri (Rustemi) dhe më pas Astmeri i cili ka djegur automjetin, për t’u bashkuar më pas sërish me Safetin.
Po sipas grupi hetues, fill pas krimit, Astmer Bilali, rezulton se është larguar nga Shkodra për në Tiranë, me një automjet tip ‘Volksqagen’, në pronësi të Denis Brajoviq.
Burimi