Për të tetin vit radhazi, ky është vendi më i lumtur në botë

Për të tetin vit radhazi, ky është vendi më i lumtur në botë

Raporti i Lumturisë në Botë i publikuar të enjten, këtë vit ka matur besimin te të panjohurit duke humbur qëllimisht portofolë për të parë sesa prej tyre ktheheshin mbrapsht dhe dukee krahasuar me sa njerëz mendonin që do  t’iu dorëzohej.
Numri i portofolëve të kthyer ishtee thuajse dy herë më i lartë sesa parashikmi dhe studimi që grumbulloi të dhëna nga e gjithë bota, zbuloi se mirësia e të tjerëve lidhet më ngushtë me lumturinë sesa mendonim.
Raporti renditi Finlandën si vendin më të lumtur në botë për të tetën herë rishtazi, ndërsa SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar pësuan rënie nga lista.
John F. Helliwell, një ekonomist nga Universiteti i British Columbia dhe një nga redaktorët kryesorë, tha se eksperimenti tregoi se “njerëzit janë shumë më të lumtur  kur jetojnë aty ku mendojnë se të tjerët kujdesen për njëri-tjetrin”.
Ai shtoi se studimi tregoi se “njerëzit kudo janë shumë pesimistë”, sepse u kthyen më shumë portoofolë nga sa u parashikuan.
Raporti i Lumturisë në Botë është publikuar për të 13-ën herë dhe shënon Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke renditur vendet më të lumtura në botë në bazë të vlerësimit të njerëzve për jetën e tyre.
Studimi i publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit,  u kërkoi njerëzve të vlerësonin jetën me një shkallë nga 0-10. Renditja e vendeve është përcaktuar përmes një mesatareje 3-vjeçare të këtyre vlerësimeve.
Finlanda kryesoi sërish duke arritur një mesatare 7.736 nga 10, ndërsa Kosta Rika dhe Meksika kanë hyrë për herë të parë në 10 vendet kryesore.
1. Finlands
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Hollanda
6. Kosta Rica
7. Norvegjia
8. Izraeli
9. Luksemburgu
10. Meksika
Raporti gjithashtu zbuloi:
-Rënia e lumturisë dhe besimit social në  SHBA dhe disa pjesë të Europës bashkë shpjegojnë rritjen dhe orientimin e polarizimit politik.
-Ndarja e vakteve me të tjerët lidhet fort me mirëqenien në vendet e globit.
-Numri i personave në shtëpi lidhej me lumturinë pasi 4-5 persona që jetojnë bashkë shënonin nivel më të lartë lumturie në vende si Meksika dhe Europa.
Burimi