“Na ktheni Statujën e Lirisë”, Shtëpia e Bardhë i përgjigjet politikanit francez: Falë SHBA, Franca nuk flet gjermanisht

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, Shtëpia e Bardhë i përgjigjet politikanit francez: Falë SHBA, Franca nuk flet gjermanisht

Gati 140 vjet pasi Statuja e Lirisë iu dhurua Amerikës nga Franca, ligjvënësi francez Raphawl Glucksmann ka sugjeruar se është koha që “zonja e gjelbër” të kthehet në shtëpi.
Anëtari i qendrës së majtë të Parlamentit Evropian ka bërë një argument bindës që statuja të kthehet në Francë, duke deklaruar se SHBA-ja nuk përfaqëson më vlerat që e shtynë Francën të ofrojë statujën.
“Ne do t’u themi amerikanëve që zgjodhën të qëndrojnë në anën e tiranëve, amerikanëve që pushuan studiuesit për kërkimin e lirisë shkencore: “Na ktheni Statujën e Lirisë”, tha Glucksmann, duke shtuar: “Ne jua dhamë si dhuratë, por me sa duket ju e përbuzni atë. Kështu që do të jetë mirë këtu në shtëpi”.
Një ditë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë. Përmes zëdhënëses Karoline Leavitt, Shtetet e Bashkuara i kujtojnë Francës se falë tyre, francezët nuk flasin gjermanisht.
Në përgjigje të komenteve të tij, Leavitt iu referua ndërhyrjes së SHBA në Evropë në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, kur trupat amerikane çliruan Francën nga pushtimi gjerman.
“Është vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që francezët nuk flasin gjermanisht sot, kështu që ata duhet të jenë shumë mirënjohës për vendin tonë të madh”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, duke e quajtur Raphaël Glucksmann një “politikan francez të vogël dhe të panjohur”.
Statuja e Lirisë, fillimisht e quajtur La Liberté éclairant le monde ( Liria që ndriçon botën) u konceptua nga politikani francez Edouard de Laboulaye dhe u projektua nga artisti francez Auguste Bartholdi (1834 – 1904).
Ajo shihet si një simbol i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë dhe iu dorëzua zyrtarisht ministrit amerikan në Paris më 4 korrik 1880. Zbulimi zyrtar i tij u bë në portin e qytetit të Nju Jorkut më 28 tetor 1886, për të shënuar njëqindvjetorin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente