Kredi me 0% interes, hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike

Kredi me 0% interes, hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për punonjësit e Administratës Publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Nga ky program do të përfitojnë 530 punonjës të administratës publike në 12 institucione të përfshira.
Kjo kredi e lehtësuar për blerjen e banesave do të jetë me 0 % interes, ndërsa aplikimi do të bëhet në portalin e-Albania.
Institucionet përfituese:
Ministria e Brendshme (90 kuota)
Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)
Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)
Ministria e Drejtësisë (30 kuota)
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)
Ministria e Financave (30 kuota)
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)
Kryeministria (30 kuota)
Kriteret:
Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”
Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit
Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar
Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente