
Ish-kryebashkiakja e Libohovës shmang burgun, Apeli e lë në shërbim prove
👁1560
Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për “shpërdorim të detyrës” te ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, por i shmangu rrezikun e vajtjes në qeli.
Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj burg.
Mandi u procedua pas kallëzimit të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Sipas tij, qytetarit i ishte premtuar se do t’i riparohej prona, fakt që nuk ka ndodhur.
Burimi